Ushtarët e KFOR-it të Komandës Rajonale-Lindje nga Kompania Italiane, kanë qëndruar në Leposaviç, gjatë gjithë javës, duke ofruar siguri për të gjithë qytetarët atje. Komanda Rajonale-Lindje ka kërkuar nga të gjithë protestuesit të qëndrojnë të qetë dhe të shmangin veprimet e rrezikshme apo të dhunshme. “Ushtarët e Forcave të Kosovës (KFOR), Komanda Rajonale-Lindje (RC-E), nga Kompania Italiane e bashkangjitur në 2-151 Inf. Bn., Ekipi Luftarak i Brigadës 76 të Këmbësorisë, qëndron gati në objektin e Komunës së Leposaviçit të premten, 3 qershor 2023. Ushtarët e RC-E kanë ofruar siguri në Leposaviq gjatë gjithë javës për të ruajtur një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit e Kosovës. RC-E njeh të drejtën për protesta paqësore dhe mbështet dialogun konstruktiv. Kërkojmë nga të gjithë protestuesit të qëndrojnë të qetë dhe të shmangin veprimet e rrezikshme apo të dhunshme. Komanda Rajonale-Lindje, si pjesë e KFOR-it, është e përkushtuar ndaj të gjitha komuniteteve të Kosovës sipas mandatit të KS të OKB-së 1244 të vitit 1999”, thuhet në reagimin e kësaj komande, ku janë publikuar edhe disa fotografi. atsh
KFOR: Kërkojmë nga protestuesit të shmangin veprimet e dhunshme
RELATED ARTICLES
Recent Comments
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on