Sunday, April 20, 2025
HomeSOCIALEKOSOVAKFOR-i përfundon stërvitjen ushtarake “Platinum Sabre 2024”

KFOR-i përfundon stërvitjen ushtarake “Platinum Sabre 2024”

Komanda Rajonale perëndimore e misionit KFOR, e udhëhequr nga NATO, ka përfunduar sot stërvitjen “Platinum Sabre 2024” në afërsi të aeroportit të Gjakovës. Në stërvitje morën pjesë disa njësi të KFOR-it, duke përfshirë Batalionin Rezervë Operacional të Turqisë, Batalionin e Aviacionit dhe Batalionin e Vëzhgimit dhe Zbulimit të Inteligjencës. Gjatë stërvitjes u kryen aktivitete të ndryshme të përbashkëta, duke përfshirë kordonin dhe kërkimin, procedurat e evakuimit mjekësor dhe menaxhimin e hapësirës ajrore. Komandanti i KFOR-it gjeneralmajor Ozkan Ulutash ka folur mbi rëndësinë e kësaj stërvitjeje të trupave të misionit që ai drejton për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Kosovë. “Përfundimi i stërvitjes “Platinum Sabre 2024” paraqet një arritje të rëndësishme në përpjekjet tona të qëndrueshme për të ruajtur një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet në Kosovë, falë përkushtimit dhe profesionalizmit të shkëlqyer të treguar nga të gjithë pjesëmarrësit,” tha ai. KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë në Kosovë, pas Policisë së Kosovës dhe EULEX-it.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ