Thursday, March 27, 2025
HomeSOCIALENDERKOMBETAREKëshilli NATO-Ukrainë mblidhet të mërkurën për të diskutuar marrëveshja e grurit

Këshilli NATO-Ukrainë mblidhet të mërkurën për të diskutuar marrëveshja e grurit

Me kërkesë të Ukrainës, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka planifikuar të mërkurën një takim të Këshillit të ri NATO-Ukrainë. “Qëllimi është të bëhen konsultime mbi zhvillimet e fundit dhe të diskutohet transporti i grurit ukrainas përmes Detit të Zi”, tha zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu. “Takimi do të mbahet në nivel ambasadori”, tha ajo. Në samitin e NATO-s në Vilnius, 31 anëtarët e aleancës së mbrojtjes vendosën të intensifikojnë më tej bashkëpunimin me Ukrainën dhe krijuan Këshillin NATO-Ukrainë, një forum i përbashkët konsultativ për të nxitur diskutimin e çështjeve të sigurisë me Kievin. Përpara njoftimit, Stoltenberg zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky. “Së bashku me presidentin Zelensky diskutuam pasojat e tërheqjes së Rusisë nga marrëveshja e grurit përmes Detit të Zi”, shkroi Stoltenberg në Twitter. “Ne dënojmë fuqishëm përpjekjet e Moskës për të përdorur si armë ushqimin. Aleatët do të qëndrojnë me Ukrainën për aq kohë sa duhet dhe pas Samitit të NATO-s, Ukraina është më afër NATO-s se kurrë më pare”, tha Stoltenberg duke iu referuar samitit të NATO-s të mbajtur në Lituani, në korrik. Zelensky tha se Së bashku me Stoltenberg diskutuan zbatimin e marrëveshjeve të arritura në samit, dhe hapat e mëtejshëm për të integruar Ukrainën në aleancën e mbrojtjes perëndimore. “Ne identifikuam gjithashtu me Stoltenberg prioritetin dhe hapat e ardhshëm të nevojshëm për zhbllokimin dhe funksionimin e qëndrueshëm të korridorit të grurit të Detit të Zi”, shkroi Zelensky në Twitter. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ