Friday, October 25, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIKëshilli Mbikëqyrës i BSH-së rrit me 0.5% normën e interesit për lekun

Këshilli Mbikëqyrës i BSH-së rrit me 0.5% normën e interesit për lekun

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë rikonfirmoi gjykimin e tij se presionet e larta inflacioniste mbeten rreziku kryesor mbi rritjen e qëndrueshme dhe afatgjatë të vendit. Për këtë arsye, në respektim të objektivit të stabilitetit të çmimeve, Këshilli Mbikëqyrës vendosi të rrisë me 0.5% normën bazë të interesit, nga niveli 2.25% në nivelin 2.75%. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko u shpreh sot në konferencën për mediet se gjithashtu do të rritet me 0.5 % norma e interesit të kredisë njëditore, nga niveli 3.25% në nivelin 3.75% dhe rritet me 0.5% normën e interesit të depozitës njëditore, nga niveli 1.25% në nivelin 1.75%. Sejko tha se, “qëndrimi i politikës monetare është një masë e domosdoshme për respektimin e objektivit tonë të inflacionit të çmimeve. Në këtë këndvështrim, ai i shërben stabilitetit të përgjithshëm ekonomik dhe financiar të vendit, rritjes së qëndrueshme dhe afatgjatë, dhe përmirësimit të mirëqenies sociale”. Nisur nga zhvillimet aktuale, Këshilli Mbikëqyrës theksoi se cikli normalizues i politikës monetare do të vijojë edhe në të ardhmen e afërt. Në çdo rast, shpejtësia e normalizimit do të jetë në përputhje me të dhënat e reja dhe e mjaftueshme për të respektuar objektivin tonë afatmesëm të inflacionit. “Këshilli Mbikëqyrës do të monitorojë me kujdes situatën për të vlerësuar në kohë implikimet për ecurinë e inflacionit dhe për të identifikuar në kohë masat e nevojshme për administrimin efektiv të saj”, deklaroi Sejko.http://ata.gov.al/2022/11/02/keshilli-mbikeqyres-i-bsh-se-rrit-me-0-5-normen-e-interesit-per-lekun/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments