Sunday, April 20, 2025
HomeSOCIALENDERKOMBETAREKëshilli i Sigurimit miraton rezolutën për pauzë humanitare në Gaza

Këshilli i Sigurimit miraton rezolutën për pauzë humanitare në Gaza

Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara miratoi një projektrezolutë që kërkon “pauzë të menjëhershme dhe të zgjatur” të konfliktit në Gaza. Projektrezoluta e paraqitur nga Malta në KS të OKB-së u votua në një seancë urgjente. Projektligji u votua me 12 vota pro dhe tre abstenime nga gjithsej 15 anëtarë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), Rusia dhe Britania e Madhe abstenuan. Nga ana tjetër, Këshilli i Sigurimit hodhi poshtë propozimin e amendamentit rus për të përfshirë termin “armëpushim” në vend të “pauzës humanitare”. Rezoluta bën thirrje për një “pauzë të menjëhershme dhe të zgjatur humanitare në konflikt” në vend të një armëpushimi humanitar dhe krijimin e një korridori në Rripin e Gazës në përputhje me të drejtën ndërkombëtare humanitare. Më tej, rezoluta thekson se intervalet në fjalë duhet të kenë një “numër të mjaftueshëm ditësh” në përputhje me të drejtën ndërkombëtare humanitare dhe bën thirrje për qasje të papenguar, të shpejtë dhe të sigurt të ndihmës humanitare të ofruar nga OKB-ja dhe partnerët e saj. Vendimi bën thirrje për lirimin e të gjitha pengjeve, veçanërisht të fëmijëve, nga duart e Hamasit dhe grupeve të tjera dhe bën thirrje për t’i dhënë fund pengimit të furnizimit të popullatës civile në Gaza me gjërat e nevojshme themelore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ