Monday, November 25, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKaraburun-Sazan, destinacioni i rreth 18 mijë turistëve

Karaburun-Sazan, destinacioni i rreth 18 mijë turistëve

Karaburun-Sazani, i vetmi park detar kombëtar me një shtrirje rreth 1,9 km gjatë viteve të fundit është kthyer në një destinacion turistik për vizitorë të shumtë vendas e të huaj me anijet turistike që nisen nga porti i Vlorës. Në muajt e verës anijet turistike operojnë me një grafik më të ngjeshur, duke udhëtuar pothuajse përditë. Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura, Vlorë, bën të ditur se vetëm në muajt qershor dhe korrik këtë park e vizituan 17 553 turistë vendas e të huaj, të cilët udhëtuan me anijet turistike që nisen nga porti i Vlorës”. Kryesisht parku është vizituar nga turistë italianë, grekë, polakë, francezë, gjermanë etj. Udhëtimi me anije në Sazan- Karaburun ofron mundësi reale për të vizituar parkun dhe ofruar një ditë ndryshe në gjirin e Vlorës. Mjafton këtu të kujtojmë monumentin e natyrës, Shpellën e Haxhi Aliut (atraksioni më i vizituar nga turistët), gjiri natyror dhe kulturor i Gramës (skaji më i largët jugor i parkut detar), ishullin e Sazanit, atraksioni më i madh që prej hapjes së tij për publikun. Për të gjithë ata që dëshirojnë të kalojnë momente relaksi në natyrën dhe qetësinë, parku detar ofron me brigjet e tij të Shën Vasilit, Shën Janit, Gjirit të Djallit, eksperiencë natyrore unike. I shpallur në vitin 2010 Park Kombëtar Detar, Karaburun-Sazani është i vetmi park detar kombëtar i Shqipërisë.https://ata.gov.al/2022/08/06/karaburun-sazan-destinacioni-i-rreth-18-mije-turisteve/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments