Janë luajtur vetëm 270 minuta të sezonit të ri të ri dhe ka nisur menjëherë valsi i stolave në Kategorinë Superiore. Kështu, Renato Arapi nuk do të jetë më trajner i Teutës dhe ky vendimi i papritur i klubit bregdetar ka ardhur vetëm dy ditë pas barazimit në derbin ndaj Erzenit, në stadiumin “Niko Dovana”. Në fakt, kjo nuk është hera e parë që Teuta largon Arapin, pasi edhe në sezonin e kaluar, drejtuesit morën vendim për të zhvendosur ish-kapitenin në detyrën e drejtorit sportiv dhe për të rikthyer Edi Martinin. Tashmë, pas humbjes në javën e parë ndaj Laçit dhe dy barazimeve radhazi me Bylisin dhe Erzenin, drejtuesit kanë vendosur të mos vazhdojnë me Arapin në stol. Një nga kandidatët kryesorë për stolin e Teutës është korçari Bledi Shkëmbi, i cili e ka drejtuar edhe më parë këtë skuadër. I kontaktuar të hënën në mëngjes nga RTSH Sport, vetë 43-vjeçari ka pohuar kontaktet me drejtuesit e klubit bregdetar, por nuk ka dhënë një afat kohor për vendimin përfundimtar. “Po, kam patur një kontakt me drejtuesit e Teutës, por për momentin gjithçka është thjesht në kuadrin e një ideje”, – ka pohuar Shkëmbi nëpërmjet linjës telefonike, duke shtuar: “Nuk kam ndonjë orar për një takim të mundshëm me presidentin e Teutës, por gjithçka mund të ndodhë brenda 24 orëve të ardhshme. Nuk e fsheh se do të më pëlqente të kthehesha të punoja tek ky klub, sepse, në fund të fundit, ky është profesioni dhe pasioni im”. Derbi i fqinjëve, midis Erzenit dhe Teutës, është rikthyer të shtunën në nivelin më të lartë të Kampionatit Kombëtar të Futbollit, në Kategorinë Superiore, pas 19 vitesh mungesë dhe takimi i vlefshëm për javën e 3-të, është luajtur pikërisht në Stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit, edhe pse pritës ishin shijakaset, por u mbyll me rrjeta të paprekura. Teuta mban hëpërhë vendin e parafundit të renditjes, me vetëm 2 pikë të marra në këto 3 javë të para të Kategorisë Superiore.https://sport.rtsh.al/artikull/shkembi-kandidat-kryesor-per-teuten
Kandidat kryesor për Teutën
RELATED ARTICLES
Recent Comments
Zj. Xhaçka tha se Shqipëria eshtë e vendosur për pavarësinë dhe tërësinë territoriale të Ukrainës
on
Qarku DIBER
on
Bashkia KLOS
on
Bashkia MAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku KUKES
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on