Kampioni i botës, Briken Calja

0
10

Kampioni i botës, peshëngritësi Briken Calja është pjesë e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura që nga viti 2020. Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi u shpreh sot se “Briken Calja, me një rezultat historik u shpall kampion bote në peshën deri 73 kg, në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes, në Uzbekistan në vitin 2021”. “Peshëngritësi që përfaqëson Shqipërinë në mënyrën më dinjitoze është pjesë e Mistrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura që nga viti 2020″, theksoi Peleshi në një postim në rrjetet sociale. Në shtator pritet të shkojë në Kuvend edhe ligji që parashikon dhënien e gradës kolonel për kampionët botërorë në sporte. Gjatë ceremonisë së organizuar në kryeministri për nderimin e boksierit Florian Marku, kryeministri Edi Rama deklaroi se, “tashmë është përmbyllur konsultimi publik, dhe ligji parashikon dhënien e gradave kolonel për sportistë si Luiza Gega, Briken Calja apo kampioneve olimpike të Kosovës, deri në daljen në pension”.http://ata.gov.al/2022/09/06/kampioni-i-botes-briken-calja-pjese-e-fa-qe-nga-viti-2020/