Rrëqebulli i Ballkanit u fotografua për herë të parë në Shqipëri më 21 prill 2011, në rajonin e Malit të Munellës. Ky dokumentim ishte një arritje e madhe për Shoqatën e Ruajtjes dhe të Mbrojtjes së Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA), pasi vërtetoi ekzistencën e kësaj specieje kritikisht të rrezikuar në territorin shqiptar.
Në vitin 2022 kamerat kurth të PPNEA e kapën edhe në Prespë.
një surprizë e bukur për ekipin tonë gjatë kontrollit të kamerave kurth sot, ishte fotografimi i rrëqebullit të Ballkanit (Lynx lynx balcanicus), për herë të parë edhe në Parkun Kombëtar të Prespës”.
Rrëqebulli i Ballkanit është grabitqari i tretë më i madh në Evropë, rajonin e Ballkanit dhe në Shqipëri, pas ariut të murrmë dhe ujkut.
Ai kërcënohet kryesisht nga gjuetia e paligjshme, prerja e pyjeve dhe degradimi, si dhe mungesa e gjahut.
Në Shqipëri mban statusin “i rrezikuar në mënyrë kritike për zhdukje”. Rrëqebulli banon në zonat pyjore në pjesën më të madhe të shtrirjes së tij.
Ky nënlloj është i shtrirë në disa shtete të gadishullit të Ballkanit, si Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.





