Kryediplomatja e BE-së theksoi se BE duhet t’i mbajë konfidenciale mjetet e saj për të luftuar dezinformimin, duke paralajmëruar se kundërshtarët që mësojnë rreth tyre mund të shfrytëzojnë dobësitë.
“Duhet të kemi parasysh se kjo mund të na bëjë më të dobët nëse kundërshtarët tanë e dinë, sepse ata më pas mund të përgatiten për t’i adresuar këto çështje ndryshe. Pra, ne duhet të përshtatemi vazhdimisht dhe të ndryshojmë kursin tonë”, shpjegoi Kallas.
Më tej ajo potencoi se blloku deri më tani ka qenë kryesisht reaktiv. “Ata sulmojnë. Ne përpiqemi të shmangim dhe të dalim atje. Gjithashtu duhet të përdorim më shumë masa sulmuese”, tha Kallas.





