Kalifornia është shteti i parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që takson shitjen e armëve . Ky vendim u nënshkrua nga guvernatori demokrat Gavin Newsom dhe përfshin një taksë për shitjen e armëve dhe municioneve. Ligji ka, ndër të tjera, synimin për të arkëtojë pë llogari të shtetit rreth 160 milionë dollarë dhe do të shërbejnë për të parandaluar dhunën me armë, veçanërisht në shkolla. Taksa do të zbatohet nga korriku 2024 dhe shton një barrë tatimore shtesë midis 10% dhe 11% në tatimin tashmë ekzistues federal. Ligji është pjesë e një pakete me disa dispozita që synojnë sigurinë e armëve dhe u miratua vetëm katër ditë pasi një gjykatës federal hodhi poshtë një ndalim në Kaliforni për armët automatike.