Performanca jashtëzakonisht e fortë e sektorit të turizmit, ku numri i vizitorëve u rrit me 30 % në vit në shtatë muajt e parë të vitit 2023, pritet të mbështesë rritjen si në afatshkurtër, ashtu edhe afatmesëm në Shqipëri. Kështu e vlerëson në analizën e treguesve ekonomikë Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), që projekton një rritje me 2.5 % të ekonomisë së Shqipërisë për këtë vit. Ekonomia e vendit tonë u rrit me 2.7 % në tremujorin e parë 2023, e nxitur nga kërkesa në kushtet e një inflacioni në rënie. Vlera e lekut ishte 12 % më e lartë në korrik 2023 se një vit më parë, duke arritur nivelin më të lartë të regjistruar, mbështetur nga numri më i madh i turistëve, si dhe prurje të vazhdueshme të remitancave dhe investimeve direkte. BERZH analizoi se vlerësimi i monedhës kompensoi një pjesë të goditjes inflacioniste, çka mundësoi një politikë të përshtatshme monetare me një normë prej 3 % deri në fund të gushtit 2023. BERZH parashikon se rritja ekonomike pritet të vazhdojë me një ritëm mesatar prej 2.5 % në 2023, duke pasur parasysh perspektivat e partnerit kryesor tregtar të Shqipërisë, Italisë, dhe inflacionin ende të lartë të ushqimeve, i cili ndikon në të ardhurat e disponueshme. Në përputhje me rimëkëmbjen e parashikuar globale, rritja ekonomike është parashikimi për t’u kthyer më pranë potencialit të saj, duke arritur 3.3 % në 2024, vëren BERZH në raportin e saj.
Recent Comments
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on