Është prezantuar për banorët e Drishtit, në njësinë administrative Postribë, projekti i “Rijetëzimit dhe përmirësimit të vlerave të Kalasë së Drishtit”, duke shtuar kështu një tjetër atraksion në paketën turistike të bashkisë së Shkodrës. Në Kalanë e Drishtit (Drivastum), së shpejti do të bëhet një ndërhyrjeje për rikualifikimin dhe nxjerrjen në pah të vlerave të një prej vendbanimeve më të vjetra në Shqipëri. Bashkia Shkodër në bashkëpunim me Fondit Shqiptaro Amerikan të Zhvillimit, përmes studios Atelie 4, po planifikon së shpejti investimin në një prej zonave më me rëndësi për sa i përket historisë dhe trashëgimisë, duke e rikthyer Kalanë e Drishtit në një prej pikave më atraktive për turistët e vizitorët. Projekti parashikon rivitalizimi e zonës së Kalasë së Drishtit, evidentimin dhe përforcimin e gjurmëve historike, restaurimin dhe rijetëzimin e objekteve dhe hapësirave të banuara brenda kalasë si dhe kthimin e lagjes së banuar në gjendje funksionale dhe tërheqëse për turistët. Projekti do ta kthejë zonën në një destinacion të mirëfilltë turistik duke rritur numrin e vizitorëve e duke ndikuar në zhvillimin social ekonomik të banorëve.https://ata.gov.al/2022/09/16/kalaja-e-drishtit-se-shpejti-ne-paketen-turistike-te-bashkise-shkoder/
Kalaja e Drishtit
RELATED ARTICLES