Monday, April 21, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTJuve , e mund edhe Benfika

Juve , e mund edhe Benfika

Veprimtaria më prestigjioze e klubeve të Evropës, Liga e Kampioneve, ka luajtur të mërkurën takimet e dyta të grupeve E, F, G dhe H, si dhe një takimin e vetëm të grupit A, atë midis Gllasgou Rejnxhërs dhe Napolit, që ishte zhvendosur me një ditë. Një nga duelet më të bukura ka qenë ai i grupit H, ku Juventusi ka pritur në fushën e vet Benfikën. Dhe kjo ndeshje ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme pë italianët, që gjejnë golin pas vetëm 4 minutash lojë, me anë të Milik. Por pjesa e parë do të mbyllet në barazim 1-1, pasi portugezët do të fitojnë një 11-metërsh, që shndërrohet në gol nga Zhoao Mario. Pjesa e dytë do të shohë Benfikën që të luajë më mirë dhe të rrezikojë më tepër portën e Juventusit dhe goli nuk vonon të vijë. Neres do të finalizojë një aksion të gjatë të miqve, duke mposhtur portierin vendas. Benfika do të vijojë të administrojë epërsinë dhe, megjithëse Juventusi përpiqet dhe shënon edhe një gol që anulohet për pozicion jashtë loje, portugezët e mbrojnë fitoren 2-1 dhe ndan kreun e renditjes së grupit, me nga 6 pikë, me Paris SG-në, që mundi 3-1 në Izrael Makabin e Haifas.https://sport.rtsh.al/artikull/juve-ne-kuoten-zero-e-mund-edhe-benfika

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ