https://play.google.com/store/apps/details?id=com.meteoalb.app
https://apps.apple.com/us/app/meteoalb/id1633817605
Me moton “Shqipëria mikpret botën”, rikthehen sot Javët Kulturore Ndërkombëtare. Deri në datën 11 shtator do të jenë ditët e “Javës britanike”, të mbushura me programe të larmishme në fusha të ndryshme të artit dhe kulturës. Kjo javë fillon me një aktivitet sportiv tradicional për Mbretërinë e Bashkuar dhe jo aq i njohur nga shqiptarët, sic është sporti i kriketit. Ndeshjet mes skuadrave shqiptare e britanike do të zhvillohen në sheshin “Skënderbej”. Koncerti i Rita Orës do te shënojë kulminacionin e “javës kulturore britanike”, koncert i parashikuar për në datën 6 shtator dhe i njoftuar kohë më parë nga vetë këngëtarja si dhe organizatorët e programit. Më tej java do të vijojë me letërsi britanike, panele diskutimesh mbi klasikët si Shekspiri e Dikensi, shfaqje filmash si dhe diskutime mbi rolin britanik në ruajtjen e promovimin e arkitekturës shqiptare. Aktivitetet nuk do të jenë të përqëndruara vetëm në kryeqytet. Një pjesë e tyre janë parashikuar të zhvillohen në Shkodër Korçë.https://ata.gov.al/2022/09/01/rikthehen-javet-kulturore-nderkombetare-duke-nisur-nga-kultura-britanike/