Monday, November 25, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREJava Kulturore Franceze kthen Tiranën në arenë muzikore

Java Kulturore Franceze kthen Tiranën në arenë muzikore

Aktivitetet e Javës Kulturore Franceze vazhdojnë në Tiranë dhe qytete të tjera të vendit. Mbrëmë në kryeqytet u organizuan tre evente njëri pas tjetrit, të tre kushtuar Ditës Ndërkombëtare të Muzikës. Tirana u kthye në një arenë muzikore me evente në Parkun “Rinia”, në sallën e Katedralen Ortodokse dhe në Hemingway Club. Në amfiteatrin e Parkut “Rinia” qytetarët e pranishëm kanë ndjekur grupin e fëmijëve Xhuli Dance & Music. Tre kore që përfshinin persona me vështirësi në shikim: Joy of Singing (Shqiperia), Vue d’Ensemble (Franca) dhe Karditsa Conservatory (Greqia) performuan shoqëruar nga Beti dhe Sigi Bastri. Ndërsa në sallën e Katedrales Ortodokse pati një tjetër performancë korale ku edhe aty u përfshinë persona me vështirësi në shikim. Lokacioni i tretë i Festës së Muzikës ishte në mbrëmje në Hemingway Club, ku performuan Niki Zaimi Band dhe Rione Junno Trio, me muzikë tarantela dhe pizzica, tradicionale të rajonit të Puljes, në Itali, të cilat sollën alegri në këtë zonë të qytetit. Qëllimi kryesor i Festës së Muzikës, iniciuar nga Franca, është përhapja e haresë duke nxjerrë muzikantët në sheshe e lagje për të performuar falas. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments