Buxheti ka arkëtuar 257.9 miliardë lekë në pesë muajt e parë të këtij viti, me një rritje prej 10.5 % në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, sipas statistikave të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë. Ritmet e rritjes janë përshpejtuar në raport me 4-mujorin, kur zgjerimi ishte 10.2 %. Kjo ka ardhur si rrjedhojë e përmirësimit të mbledhjes së të ardhurave në maj, ku u arkëtuan 50.8 miliardë lekë, ose 12.3 % më shumë se i njëjti muaj i një viti më parë. Në prill zgjerimi kishte qenë minimal prej 5.3 % (ecuri reale negative nëse indeksohej me inflacionin dhe rritjen ekonomike). Tatimfitimi dhe tatimi mbi të ardhurat personale vijojnë të mbajnë peshën kryesore në zgjerimin e të ardhurave buxhetore. Të ardhurat nga tatimfitimi u rritën rekord prej gati 41 %, të ndikuara dhe nga tatimfitimi i jashtëzakonshëm për kompanitë e prodhimit të energjisë. Sipas deklaratës së Ministrisë së Financave, të ardhurat totale për 5-mujorin e vitit 2023 u realizuan në masën 102 % të planit të të njëjtës periudhë. Shpenzimet e përgjithshme publike, për 5-mujorin e vitit 2023, arritën në rreth 221.7 miliardë lek me një realizim në 90 për qind të planit të të njëjtës periudhë. Krahasuar me vitin 2022 shpenzimet e përgjithshme publike rezultojnë +3.5 për qind më të larta ose rreth +7.6 miliardë lekë më shumë. Niveli i suficitit për periudhën 5-mujore të vitit 2023 rezultoi në rreth 36.2 miliardë lekë, nga rreth 7 miliardë lekë suficit i planifikuar. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ku niveli i suficitit rezultonte në masën prej rreth 19 miliardë lekë. “Të ardhurat totale për 5-mujorin e vitit 2023 u realizuan në masën 257.9 miliardë lekë, ose 102 % të planit të të njëjtës periudhë. Krahasuar me një vit më parë të adhurat janë rritur me 24.5 miliardë lekë ose 10.5 % më shumë”, njofton MFE. atsh
Të ardhurat në buxhet rriten 10.5%, në 5-mujorin 2023
RELATED ARTICLES
Recent Comments
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on