Në kuadër të aktiviteteve që Qendra Kombëtare e Librit dhe leximit, i ka kushtuar librit akademik, u zhvillua një takim me akademiken Floresha Dado. Akademikja mbajti një leksion të hapur, me praninë e akademikëve, studiuesve, shkrimtarëve, profesorëve e studentëve, për teorinë e letërsisë, realizmin dhe socio-realizmin në letërsinë shqipe, modernizmin dhe dështimin e post-modernizmit. Me një karrierë më shumë se 50-vjeçare në studimet shqiptare, lektorja e Teorisë së Letërsisë kërkoi një angazhim më të madh të studimeve shqiptare në çështje bashkëkohore, që kanë të bëjnë me studimin e teksteve dhe periudhave të caktuara të historisë së një letërsie. Java e Librit Akademik nisi pak ditë më parë me një bisedë me Akademik Anastas Angjelin. Kjo javë do të mbyllet në Prishtinë, ku përgjatë tri ditëve do të mbahet edicioni i dytë i Panairit Mbarëkombëtar të Librit Shkencor dhe Akademik, organizuar nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë, Akademia e Shkencave të Kosovës dhe Qendra Kombëtare e librit dhe Leximit. atsh
Recent Comments
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on