Ambasadori i ri i Turqisë në Shqipëri, Tayyar Kağan Atay zhvilloi një vizitë në qytetin e Elbasanit. Delegacioni turk u prit nga kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja, i cili e njohu ambasadorin me qytetin. Ambasadori pa nga afër lagjen “Kala”, si dhe u njoh me disa monumente të tjera që i përkasin lashtësisë në qytetin e Elbasanit. Në vijim një shfaqje me valle turke u zhvillua në teatrin “Skampa”, ku nuk mungoi pjesëmarrja e shumë qytetarëve elbasanas, të cilët janë të apasionuar pas valleve dhe këngëve turke. Vizita e Ambasadorit turk në Elbasan përkon me Javën e Kulturës Turke, e cila shpalosi për qytetarët e Elbasanit esencën e traditës që nga vallet, muzikën, letërsinë, kinematografinë dhe kulinarinë.
https://ata.gov.al/2022/07/02/java-e-kultures-turke-ambasadori-atay-viziton-elbasanin/