“Të lindet një njeri” vjen në Teatrin Metropol të Tiranës me regji të Stefan Çapalikut dhe aktorët, Rafael Hoxhaj, Julinda Emiri, Ilirda Bejleri, Bujar Hoxhaj dhe koncertmaesdtron Andi Kongo.Migjeni, poeti i rinisë, i ripropozuar në një lexim teatror. Një shfaqje multidisiplinore, ku fjala, aktrimi, muzika, danci, instalacioni i sjellin edhe më të gjallë personazhet migjenianë.
Performanca teatrore “Të lindet një njeri” priret drejt aktualizimit të tematikave migjeniane, për “t’birt e shekullit të ri”.Shfaqjen mund ta ndiqni në datat 23, 24, 25 shtator në Teatrin e Metropolit Tiranë. Gjithashtu shfaqja do të luhet në Pogradec më 1 Tetor në QK Lasgush Poradeci, si dhe më 3 Tetor në Teatrin Migjeni në Shkodër. Orari i shfaqjes do të jetë në orën 19:00.
Aktiviteti organizohet në kuadër të programit Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022 me mbështetjen financiare të Kongresit Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë.