Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky nuk e ka pritur aspak mirë faktin që Izraeli nuk dërgoi sisteme të mbrojtjes antiraketë në vendin e tij ndërsa përballet me agresionin rus. Menjëherë pasi lufta me Rusinë shpërtheu në fund të shkurtit, Zelensky i kërkoi Izraelit sistemin Iron Dome, i cili përdoret shpesh për të kapur raketat. “Nuk e di se çfarë ka ndodhur me Izraelin. Sinqerisht, jam i shokuar, nuk e kuptoj pse nuk mund të na japë sisteme të mbrojtjes ajrore. Unë e kuptoj se ai po përballet me një situatë të vështirë, nëse marrim parasysh situatën me Sirinë dhe Rusinë. Unë i referohem vetëm fakteve. Diskutimet e mia me udhëheqjen izraelite nuk sollën asnjë rezultat për Ukrainën”, tha presidenti ukrainas. Vërejtjet e Zelensky për këtë çështje ishin edhe më të ashpra se ato që ai bëri në mars, kur ai kritikoi qeverinë izraelite për hezitimin për të dërguar armë. Në atë kohë, qeveria izraelite shmangu angazhimin, megjithatë, duke siguruar se do ta ndihmonte Kievin me aq sa mundte. Izraeli, qeveria e të cilit ka dënuar pushtimin rus që filloi shtatë muaj më parë, është i shqetësuar për prishjen e marrëdhënieve dypalëshe me Rusinë një lojtar kryesor në Sirinë fqinje, ku forcat izraelite shpesh synojnë paraushtarakët pro-iranianë.https://lajme.rtsh.al/artikull/izraeli-nuk-dergoi-sisteme-te-mbrojtjes-antirakete-zelensky-i-shokuar-nuk-dha-asgje-per-ukrainen
Izraeli ! Nuk dha asgjë për Ukrainën
RELATED ARTICLES
Recent Comments
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on