Qeveria izraelite po ecën përpara me reformën e saj të gjyqësorit, pavarësisht protestave të mëdha mbarëkombëtare, ndërsa Komiteti i Drejtësisë pritet të miratojë sot një pjesë kyçe të projektligjit. Kjo mund të hapë rrugën që parlamenti, ose Knesset, të miratojë legjislacionin të dielën. “Qeveria mund të thërrasë një seancë të posaçme”, sipas raportimeve të medias. Pas disa ditësh diskutimesh, Komisioni i Drejtësisë nisi dje votimin për disa mosmarrëveshje të opozitës. Asnjë amendament nuk pritet të miratohet. Projektligji, pasi të miratohet, do të dërgohet në parlament. Sipas reformave, nuk do të ishte më e mundur që Gjykata e Lartë të gjykonte një vendim qeverie si “të paarsyeshëm”. Opozita ka frikë se kjo mund të nxisë korrupsionin dhe emërimet arbitrare në pozicione të larta. Qeveria ka akuzuar gjyqtarët për ndërhyrje në vendimet politike. Kritikët e shohin një kërcënim themelor për ndarjen e pushteteve dhe paralajmërojnë se Izraeli mund të kthehet në një diktaturë. Dhjetëra mijëra izraelitë kanë protestuar për disa muaj kundër reformave të planifikuara. Protestat e fundit vazhduan deri në mbrëmjen e së martës vonë. “Dhjetra mjekë dolën në protestë sot në mëngjes kundër reformave”, sipas raportimeve të medias. Më herët, Shoqata e Mjekëve të Izraelit bëri thirrje për një grevë tjetër 2-orëshe. “Protesta të mëtejshme janë planifikuar para çdo votimi parlamentar”, sipas disa organizatave. Një marshim shumëditor filloi gjatë natës, me protestues që u nisën nga Tel Avivi në Jerusalem, 70 kilometra larg. Pjesë e gjerë e shoqërisë izraelite janë përfshirë në lëvizjen e protestës dhe qeveria po përballet me një presion në rritje nga brenda forcave të armatosura. Ndërkohë, presidenti izraelit, Isaac Herzog do t’i drejtohet sot Kongresit të SHBA-së, gjatë një vizite në Uashington. atsh
IZRAEL-Qeveria vazhdon me reformën gjyqësore
RELATED ARTICLES
Recent Comments
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on