Një Itali e jashtëzakonshme është shfaqur në çerekfinalen e botërorit të volejbollit për meshkuj. Të drejtuar nga Romanò, volejbollistët italianë kanë mundur 3-2 Francën, në një ndeshje që do të mbetet gjatë në kujtesën e të gjithë të apasiouarve të volejbollit. Për herë të gjashtë në historinë e saj, Italia është midis katër më të mirave në botë. E 12 vite nga hera e fundit, ata mundin Francën, kampione olimpike në fuqi. 3-2 me sete 24-26, 25-21, 23-25, 25-22, 15-12. Një ndeshje e jashtëzakonshme, plot emocione, volejbollistët italianë janë treguar më të saktë në bllok dhe sidomos në pikët e marra nga shërbimi. Të shtunën në Katoëice, në Poloni, Italia do të përballet në gjysmëfinale me Slloveninë. Kjo e fundit mundi në çerekfinale Ukrainën me rezultatin 3-1.
Italia, në gjysmëfinalen e Botërorit
RELATED ARTICLES