ISHTI ndëshkon 13 subjekte

0
19

Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial (ISHTI) vendosi gjobë për 13 subjekte të cilat janë gjendur me mangësi të ndryshme gjatë inspektimeve. Sipas ISHTI, fokusi i kontrolleve të kryera ishte zbatimi i dispozitave ligjore për garantimin e sigurisë së punës e të pajisjeve dhe instalimeve elektrike. Nga inspektimet e bëra nga Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial nga komisioni i mbajtur në muajin nëntor 2022 janë ndëshkuar administrativisht me gjobë 13 subjekte. Gjobat varionin nga 10 mijë lekë deri në 200 mijë lekë. Në total shuma e gjobave të vendosura ishte mbi 1.2 milionë lekë. Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial nën varësi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë ka në fushën e tij të veprimit ushtrimin e inspektimeve në fushën e përpunimit, transportimit dhe tregtimit të naftës dhe gazit dhe nënprodukteve të tyre, garantimin e sigurisë së njerëzve dhe vlerave materiale nga rreziqet e shfryrjeve dhe të shpërthimeve të shkaktuara nga pajisjet nën presion, si dhe nga pajisjet dhe instalimet elektrike.https://ata.gov.al/2022/11/30/garantimi-i-sigurise-ne-pune-ishti-ndeshkon-13-subjekte/