Në rast të një sulmi izraelit në Liban, Irani do të fillojë një “luftë asgjësimi” kundër regjimit sionist”, shkroi përfaqësuesi i Iranit në OKB në plataformën X. Edhe pse Irani e konsideron propagandën e regjimit sionist për synimin për të sulmuar Libanin si një luftë psikologjike, nëse ai fillon një agresion ushtarak në shkallë të plotë, sipas burimeve ai do të nisë një luftë asgjësimi. ”Të gjitha opsionet, përfshirë përfshirjen e plotë të të gjitha fronteve të Rezistencës, janë në tryezë”, thuhet në mesazhin e Teheranit.
