Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIIPARDII, 92 kontrata investimi në agropërpunim

IPARDII, 92 kontrata investimi në agropërpunim

Industria e agropërpunimit është një ndër sektorët me potencial të madh në zhvillimin e ekonomisë dhe si e tillë është mbështetur në të 3 thirrjet e programit IPARD II. Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rurfal, (AZHBR) ka nënshkruar 92 kontrata për investime në makineri dhe pajisje agropërpunuese, ndër të cilat pajisjet e përpunimit të frutave dhe perimeve, linjën e përpunimit të qumështit, vajit, verës etj. Në sajë të këtyre investimeve është bërë e mundur ndjekja e gjithë ciklit të prodhimit, që nga seleksionimi, përpunimi dhe realizimi i paketimit të produktit. Pajisjet e reja në industrinë e agropërpunimit kanë sjellë rritje të standardeve dhe kapaciteteve prodhuese, duke synuar përveç tregut vendas, edhe atë të jashtëm. Gjithashtu, rendimenti i lartë i punës ka ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në rritjen e punësimit. Granti i dhënë për industrinë e agropërpunimit kap vlerën prej 22.3 milionë euro, nga fondet e Bashkimit Europian në bashkëfinancim me Qeverinë Shqiptare.http://ata.gov.al/2022/10/14/ipardii-92-kontrata-investimi-ne-agroperpunim/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments