Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIIPARD mbështet zgjerimin e kapaciteteve prodhuese

IPARD mbështet zgjerimin e kapaciteteve prodhuese

Në sektorin e bujqësisë janë ngritur dhe po zhvillohen shumë biznese, falë skemave të mbështetjes dhe programit IPARD. Drejtoresha e Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, Eranda Sinanaj, vizitoi bashku me atasheun austriak në Beograd Christian Brawenz, dy nga sipërmarrjet e suksesshme të mbështetura nga programi IPARD II. “Tris Alb” dhe “Vjen shpk” janë dy nga fermat më të mëdha të cilat ndodhen përkatësisht në Libofshë të Fierit dhe në Grabian të Lushnjës. Ato janë sipërmarrje të suksesshme të cilët merren me mbarështimin dhe prodhimin e qumështit. Në sajë të programit IPARD II është mundësuar zgjerimi i kapaciteteve përmes blerjes së makinerive dhe pajisjeve të teknologjisë së lartë si dhe shtimi i hapësirave të fermës. Pajisja me mjetet e duhura për mjeljen dhe ruajtjen e qumështit, ka mundësuar cilësinë e kërkuar dhe rritjen e sasive të litrave të grumbulluara çdo ditë. Gjatë kësaj vizite, ata u ndalën edhe në Shkollën e Mesme Bujqësore në Fier ku u prezantuan me ambientet e reja, teknikat mësimore si edhe projektet e planifikuara me qëllim formimin e duhur të profesionistëve të së ardhmes në fushën e bujqësisë, blegtorisë, etj.https://ata.gov.al/2022/11/24/ipard-mbeshtet-zgjerimin-e-kapaciteteve-prodhuese-ne-fermat-blegtorale/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments