Wednesday, November 27, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIIPARD II:Investime në teknologji e linja përpunimi të verës

IPARD II:Investime në teknologji e linja përpunimi të verës

Shqipëria ka një traditë të vjetër në kultivimin e vreshtave dhe prodhimin e verës. Me rritjen e prodhimit dhe përmirësimin e teknikave të përpunimit të verës, ka ardhur duke u rritur edhe eksporti i verës shqiptare drejt tregut të jashtëm, ku varietetet autoktone janë ato që preferohen më tepër. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, tha se “Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural, përmes Skemës Kombëtare të Mbështetjes dhe programit IPARD ka ndihmuar në zhvillimin e mëtejshëm të këtij sektori, duke kontribuar në rritjen e sipërfaqes së mbjelljes së vreshtave, por edhe në përsosjen e teknikave të prodhimit të verës”. “Falë mbështetjes nga buxheti i shtetit, kemi 311 ferma të cilat kanë rritur sipërfaqen e vreshtave”, u shpreh ministrja. Krifca informoi se, në sajë të programit IPARD II, sot kemi 46 sipërmarrje me standarde evropiane, ku është investuar në teknika dhe pajisje për prodhimin e verës. “Këto investime kanë ndërtuar modele të suksesshme të zhvillimit për ekonominë dhe eksportet shqiptare”, tha ajo, teksa e cilësoi sektorin e vreshtarisë dhe verërave faktor në industrinë agropërpunuese shqiptare në gjenerimin e punësimit dhe agroturizmit. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments