Tuesday, February 18, 2025
HomeSOCIALEEKONOMIInteresi për depozitat në lekë në nivelin 1.9 %

Interesi për depozitat në lekë në nivelin 1.9 %

Interesi mesatar për depozitat e reja me afat në lekë rezultoi 1.9% në tremujorin e parë të vitit 2024, duke ruajtur nivelin mesatar të regjistruar në tremujorin e mëparshëm. Banka e Shqipërisë bëri të ditur se, interesi i depozitave me afat deri në një vit ka vijuar rritjen graduale, reflektuar në këtë tremujor. Gjithashtu sipas BSH-së, interesi mesatar për depozitat e reja me afat në euro mbeti gjithashtu i pandryshuar në këtë tremujor në 1.1%. Diferenca mes interesit të depozitave në lekë dhe atyre në euro ka mbetur e qëndrueshme pranë niveleve mesatare të vitit të kaluar, prej 0.7 pikë përqindje. Pavarësisht normave relativisht të ulëta të interesit, depozitat bankare po vazhdojnë rritjen. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në fund të tremujorit të parë 2024 totali i depozitave bankare arriti në afërsisht 1.6 trilionë lekë. Depozitat janë rritur me rreth 3.3 miliardë lekë gjatë tremujorit të parë dhe me 51 miliardë lekë (rreth 5.1%) krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ