Numri i vizitorëve në muajin maj të këtij viti shënoi rritje me 38 %, krahasuar me majin e vitit 2022. Referuar raportit të Institutit të Statistikave (INSTAT), numri i vizitorëve jo-rezidentë të cilët janë akomoduar në rajonin e jugut ka shënuar rritjen më të lartë me 2.5 herë. Të dhënat tregojnë se numri më i lartë i pushuesve jorezidentë u shënua nga Kosova, ndjekur nga pushesit gjermanë. Sipas INSTAT pushuesit gjermanë jorezidentë shënuan rritje me 9.1 %. 7.8 % e pushuesve jorezidentë ishin italianë, 3.4 % polakë dhe 2.9 % e pushuesve ishin anglezë. Në zonat bregdetare numri i vizitorëve jorezidentë është rritur me 98.5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Numri i vizitorëve jorezidentë të cilët janë akomoduar në “hotele dhe akomodime të ngjashme” ka shënuar rritje me 45.1 % Edhe numri i netëqëndrimeve gjithsej është rritur me 46,7 % në krahasim me muajin maj 2022. Numri i netë qëndrimeve të vizitorëve jorezidentë të cilët janë akomoduar në rajonin e jugut ka shënuar rritjen më të lartë me 3.2 herë. Në zonat bregdetare ky tregues është rritur me 47.2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Numri i netëqëndrimeve të vizitorëve jorezidentë të cilët janë akomoduar në “hotele dhe akomodime të ngjashme” ka shënuar rritje me 36.4 %. atsh