Sipas Andrew Nixon, zëdhënës i Departamentit të Shëndetësisë të drejtuar nga Robert F. Kennedy Jr., studimet janë bllokuar sepse arrinin në përfundime “tepër të gjera”.
Një shpjegim që megjithatë nuk bind një pjesë të madhe të komunitetit shkencor.
Studimi i parë, tashmë i pranuar për publikim, analizonte miliona persona të vaksinuar gjatë viteve 2023–2024 dhe arrinte në përfundimin se efektet anësore të raportuara ishin jashtëzakonisht të rralla dhe statistikisht pak të rëndësishme.
Hetimi shqyrtonte raste të goditjeve në tru, infarkteve dhe sëmundjeve autoimune. I vetmi rezultat i konsideruar domethënës ishte një rast anafilaksie për çdo një milion të vaksinuar me vaksinën Pfizer.
Një studim i dytë, i zhvilluar gjithashtu mbi miliona qytetarë amerikanë, përfshirë shumë persona mbi 65 vjeç, nuk kishte zbuluar efekte anësore serioze.
Janë vërejtur vetëm disa episode të kufizuara temperature dhe raste të lehta të miokarditit.
Situatë e ngjashme edhe për studimet lidhur me vaksinën kundër Herpes Zoster-it, publikimi i të cilave thuhet se është bllokuar sepse — sipas Nixon — ende nuk ishin miratuar zyrtarisht nga FDA.





