Ky prodhim u realizua nga hidrocentralet publike në masën 69.5 %, nga hidrocentralet private dhe koncensionare në masën 18.7 % dhe nga të tjerë prodhues në masën 11.8 % të prodhimit neto vendas
të energjisë elektrike.
Importi bruto i energjisë elektrike (energji në marrje), në tremujorin e tretë të vitit 2024, arriti vlerën 762 GWh nga 755 GWh që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke shënuar kështu një rritje me 1 %.
Eksporti bruto i energjisë elektrike (energji në dhënie) arriti vlerën 282 GWh nga 453 GWh, duke shënuar një rënie me 37.8 %.
Hidrocentralet publike, në tremujorin e tretë të vitit 2024, prodhuan 1.088 GWh nga 1.236 GWh të prodhuar në tremujorin e tretë të vitit 2023, duke shënuar kështu një rënie të prodhimit me 11.9 %.
Hidrocentralet private dhe koncensionare, prodhuan 292 GWh nga 346 GWh të prodhuar në të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke shënuar një rënie të prodhimit të energjisë elektrike me 15.6 %.
Të tjerë prodhues, prodhuan 185 GWh nga 30 GWh të prodhuar në të njëjten periudhë të një viti më parë, duke shënuar një rritje të prodhimit të energjisë elektrike me 6.3 herë.