Monday, October 21, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIINSTAT: Në tremujorin e tretë 2023 janë miratuar gjithsej 361 leje ndërtimi

INSTAT: Në tremujorin e tretë 2023 janë miratuar gjithsej 361 leje ndërtimi

Sipas INSTAT, në tremujorin e tretë 2023 janë miratuar gjithsej 361 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, nga 269 leje të miratuara në tremujorin e tretë 2022, duke shënuar një rritje prej 34,2 %. Statistikat tregojnë se, sipërfaqja e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa të reja, në tremujorin e tretë 2023, është 455.181 m2, nga 418.685 m2 miratuar në tremujorin e tretë 2022, duke shënuar një rritje prej 8,7%. Në tremujorin e tretë 2023, vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa dhe punime inxhinierike është 18,9 miliardë lekë, nga 21,6 miliardë lekë miratuar në tremujorin e tretë 2022, duke shënuar një ulje prej 12,5%. Të dhënat e INSTAT bëjnë të ditur se në 9 muajt e 2023, Bashkia e Tiranës ka dhënë leje ndërtimi për një sipërfaqe prej 988 mijë metra katror, me një rënie prej 32% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Këtë vit, në tremujorin e parë lejet ranë ndjeshëm me 75% në raport me të njëjtën periudhë të 2022. Por në tremujorin e dytë dhe të tretë iu rikthyen rritjes, përkatësisht me 18.7% dhe 21%.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments