Një projekt i Federatës së Futbollit të Kosovës, së bashku me institucionet komunale dhe me angazhimin e klubeve respektive, ka bërë që disa prej ekipeve tashmë të përfitojnë në këtë aspekt. Ekipi i fundit që është duke rinovuar stadiumin, me çka pritet të ketë kushte më të mira sportive, është Flamurtari nga Prishtina. Klubi i Futbollit Flamurtari pritet ta ketë një telashe më pak në vitet në vazhdim. Kjo pasi skuadra nga kryeqyteti ka nisur renovimin e stadiumit i cili viteve të fundit ishte në gjendje të rëndë. Drenazhimi i ri i fushës, instalimi i sistemit të ujitjes, shtrimi i tapetit me bari sintetik si dhe rregullimi i tribunës qendrore janë projekte të cilat pritet të përfundojnë në afat sa më të shpejtë. Sa i përket anës sportive Kuqezinjtë, imperativ e kanë rikthimin në elitë, derisa kampionatin e nisin këtë vikend në udhëtim te rivali i madh i tyre Kosova nga Vushtrria. Flamurtari është themeluar 54 më parë ndërsa përgjatë ekzistimit si klub përherë ka qenë vatër e talentëve duke dhënë emra të shumtë të futbollistëve derisa ka fituar dy herë edhe Kupën e Kosovës.https://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=614765
Infrastruktura sportive nuk do të jetë më shqetësim !!!
RELATED ARTICLES