Organizata Kombëtare turke e Inteligjencës (MIT) ka arrestuar një personin që u përpoq të imitonte zërin e Presidentit Recep Tayyip Erdogan, duke përdorur inteligjencën artificiale. Ai u konstatua pasi po telefononte nga më shumë se 10 linja të ndryshme telefonike biznesmenë të ndryshëm në vend dhe zyrtarë të lartë publikë, duke u përpjekur t’i mashtrojë për të marrë përfitime. I dyshuari u arrestua brenda një kohe të shkurtë, ndërsa autoritetet turke i bëjnë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes ndaj tentativave të tilla. RTSH
Imitoi zërin e Erdogan me inteligjencën artificiale , arrestohet një person
RELATED ARTICLES