Ihsan bej Toptani, një nga figurat më enigmatike të Luftës së Dytë Botërore, u lind më 25 gusht 1908. Ai rridhte nga një familje atdhetarësh. Qe biri i Abdi bej Toptanit. U shkollua në Austri, ku në vitin 1940 mori edhe gradën “doktor”. Në atdhe do të kthehej më 1942-shin dhe do të përfshihej ngushtë me luftën, duke u bërë ndërmjetës i politikave britanike me palët ndërluftuese, siç ishin forcat balliste, zogiste dhe ato të Nacional-Çlirimtares. Toptani është një nga organizuesit kryesorë të Mbledhjes së Mukjes, takimi i parë i të cilës u mbajt pikërisht në shtëpinë e Toptanajve në Tapizë. I gjendur para ngjarjeve të fundluftës, Toptani detyrohet të mërgojë bashkë me Abaz Kupin drejt Italisë. Vite më pas ai do të zhvendosej nga Roma në Maltë, në Athinë dhe vite më pas në Angli. Në vitin 1958 bëhet nënshtetas britanik dhe pjesëtar i seksionit shqip të BBC-së. Toptani ndërroi jetë më 28 maj 2001, në moshën 93-vjeçare. Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave publikon foto ku paraqitet Toptani, si dhe një kartolinë dërguar miqve të tij nga Londra.https://ata.gov.al/2022/08/25/ihsan-bej-toptani-nje-nga-organizuesit-e-mbledhjes-se-mukjes/
Ihsan bej Toptani, një nga organizuesit e Mbledhjes së Mukjes
RELATED ARTICLES