Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREIGD: Tërmeti në Turqi u ndje deri në Groenlandë

IGD: Tërmeti në Turqi u ndje deri në Groenlandë

Lëkundjet e tërmetit të fuqishëm që goditi Turqinë Jugore dhe Sirinë fqinje duke vrarë më shumë se 1 200 persona në të dy vendet, u ndjenë deri në Groenlandë, njoftoi të hënën Instituti Gjeologjik Danez (IGD). ”Tërmetet në Turqi janë regjistruar qartë edhe nga sizmografët në Danimarkë dhe Groenlandë”, tha sizmologu Tine Larsen. Shumë vende kanë ofruar ndihmë ndërsa numri i të vdekurve rritet dhe shkalla e dëmit po bëhet më e qartë. ”Mëngjesin e sotëm na ka tronditur katastrofa më e madhe që nga tërmeti i vitit 1939 në Erzincan. Institucionet shtetërore me të gjitha shërbimet janë mobilizuar në rajonin e prekur nga tërmeti. Nga tërmeti kanë humbur jetën 912 persona ndërsa 5 385 janë plagosur”, deklaroi presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan. ATSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments