Tuesday, March 25, 2025
HomeSOCIALENDERKOMBETAREIAEA: Vazhdon rënia e nivelit të ujit që ftoh reaktorët në Zaporizhzhia

IAEA: Vazhdon rënia e nivelit të ujit që ftoh reaktorët në Zaporizhzhia

Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), Raphael Mariano Grossi njoftoi se pas goditjes më 6 qershor të digës Kakhovka në rajonin Kherson të Ukrainës vazhdon të bie niveli i ujit që përdoret për të ftohur reaktorët në centralin bërthamor Zaporizhzhia.

Në një deklaratë me shkrim nga IAEA përfshihen deklaratat që Grossi ka bërë lidhur me situatën e fundit në centralin bërthamor dhe katastrofën pas goditjes së digës.

Ai tha se IAEA do të ofrojë ndihmën e kërkuar jetike në Ukrainë për kapërcimin e problemeve që ka shkaktuar katastrofa në digë. Grossi më tej ka ndarë informacionin se vazhdon të bie niveli i ujit që përdoret për ftohjen e reaktorëve që ndodhen në centralin bërthamor.

– Grossi do të vizitojë Ukrainën

Grossi informoi se pas kërkesës së presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, javën e ardhshme do të vizitojë Ukrainën për të informuar lidhur me mbështetjen që IAEA do të ofrojë në fazën e parë si dhe për të parë në vend situatën e fundit në centralin bërthamor Zaporizhzhia. Grossi tha se që nga fillimi i luftës kanë ofruar mbështetje për parandalimin e përjetimit të një katastrofe bërthamore ndërsa tani duke përdorur mundësitë e teknologjisë bërthamore do të kontribuojnë në shërimin e plagëve të shkaktuara nga katastrofa e digës.

“Situata në centralin bërthamor e cila aktualisht ishte e rrezikshme u ndërlikua edhe më shumë pas goditjes së digës”, deklaroi Grossi i cili shtoi se niveli i ujit të pompuar nga kjo digë për të ftohur reaktorët në Zaporizhzhia pakësohet me 5 centimetra çdo orë dhe se niveli që ishte 17 metra para goditjes së digës ka rënë në 11.62 metra.

Kreu i IAEA-së thekson se për reaktorët mund të pompohet ujë deri kur niveli i ujit të bie në 11 metra ose edhe pak më poshtë saj dhe se nuk mund të parashikohet ende se në çfarë niveli do të ndalë niveli i ujit dhe nëse do të mund të pompohet apo jo ujë për ftohje në këtë situatë.

– Goditja e digës

Diga dhe hidrocentrali elektrik Kakhovka i kontrolluar nga Rusia që ndodhet në rajonin Kherson të Ukrainës, u godit me bomba. Për shkak të përmbytjes, rajoni u përballë me një katastrofë të madhe mjedisore, ndërkohë Ukraina dhe Rusia kanë bërë përgjegjës njëra-tjetrën për goditjen e digës.   atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ