Thursday, April 24, 2025
HomeSHKENCA DHE JETAIA rrezik ekzistencial nëse do të ishte antinjerëzore

IA rrezik ekzistencial nëse do të ishte antinjerëzore

Inteligjenca Artificiale (IA) mund të përbëjë një rrezik ekzistencial nëse bëhet antinjerëzore, tha Elon Musk përpara një samiti historik për sigurinë e IA-së. Miliarderi i teknologjisë i bëri komentet për podkasterin amerikan Joe Rogan disa orë përpara se të fluturonte në MB për Samitin e Sigurisë së IA në “Bletchley Park”, jashtë Londrës. Samitit do t’i bashkohet kryeministri britanik, Rishi Sunak, zyrtarë nga qeveritë e tjera, studiues dhe njerëz të biznesit për dy ditë bisedimesh se si mund të zbuten rreziqet e paraqitura nga teknologjia në zhvillim. Në podcastin “Joe Rogan Experience”, shefi ekzekutiv i Tesla-s dhe platformës X, e njohur më parë si Twitter, pretendoi se “disa ambientalistë e shohin njerëzimin si një murtajë në sipërfaqen e Tokës”. Musk e kishte fjalën për themeluesin e lëvizjes “Voluntary Human Extinction”, Les Knight, i cili u intervistua nga “New York Times” vitin e kaluar, si një shembull të kësaj filozofie dhe pretendoi se disa njerëz që punojnë për firmat e teknologjisë kanë një mentalitet të ngjashëm. Knight beson se gjëja më e mirë që njerëzit mund të bëjnë për planetin është të mos kenë fëmijë. Në fillim të vitit, Musk nënshkroi një letër duke bërë thirrje për një pauzë gjashtëmujore në zhvillimin e IA-së. Musk tha se “rreziqet e programimit në mënyrë implicite të IA për të besuar se zhdukja e njerëzimit është ajo që duhet të përpiqet të bëjë është rreziku më i madh që paraqet teknologjia”. “Unë mendoj se duhet të jemi të kujdesshëm se si e programojmë Inteligjencën Artificiale dhe të sigurohemi që ajo të mos jetë rastësisht antinjerëzore”, theksoi Musk. Kur u pyet se çfarë shpreson se do të arrijë samiti, ai tha se “unë jam përgjithësisht i shqetësuar për sigurinë e IA-së. Nuk e di, ndoshta duhet të kemi një lloj mbikëqyrjeje rregullatore”. “Ne duhet të shqetësohemi që IA të mos jetë antinjerëzore. Kjo është gjëja që ka rëndësi potenciale”, theksoi Musk. “Është si të lësh një xhind të dalë nga një shishe. Është si një xhind magjik që mund t’i realizojë dëshirat, përveçse zakonisht kur tregojnë ato histori që nuk përfundojnë mirë për personin që e la xhindin të dilte nga shishja”, përfundon ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

JamesBok on Bashkia CERRIK
Iyannason on Qarku GJIROKASTER
JamesBok on Bashkia CERRIK
JamesBok on Qarku DIBER
JamesBok on Bashkia DELVINE
Iyannason on Qarku GJIROKASTER
Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ