Thursday, July 3, 2025
HomeSOCIALEHumbja e pikëve të patentës, vetëm 5 e rifitojnë

Humbja e pikëve të patentës, vetëm 5 e rifitojnë

Nga 127 të riregjistruar, në 2 muaj e gjysmë, vetëm 5 shoferë e kanë rifituar lejen e drejtimit. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR) bëri të ditur se në seancën e 7-të që nga zbatimi i dispozitës së re shtrënguese me rikthim në autoshkollë, nga 21 kandidatë, u paraqitën në sallë vetëm 8 veta. Sipas DPSHTRR-së vetëm 1 person kaloi testin. “S’ka shpëtim përveç riedukimit për ata që ne i konsiderojmë kontigjent shkelësish të rëndë të rregullave të qarkullimit, përsëritës në sjellje që rrezikojnë ata dhe të tjerët në rrugë”, informoi DPSHTRR. DPSHTRR apeloi qytetarët të respektojnë normat e qarkullimit rrugor, pasi nëse do i humbasin të gjitha pikët, do të rikthehen në autoshkollë dhe më pas nën monitorim të rreptë do të duhet të rifitojnë patentën.https://ata.gov.al/2022/09/21/humbja-e-pikeve-te-patentes-nga-127-te-regjistruar-vetem-5-e-rifitojne/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments