I njohur për dashurinë e tij për katërputroshët, larg vëmendjes së publikut, Hopkins kaloi kohë me felinët e tij të preferuar.
Vizita e tij u shoqërua me disa fotografi të bëra nga punonjësit e strehës, të cilat më pas nisën të qarkullojnë në rrjetet sociale.
Pikërisht këto foto, në mënyrë të papritur, tërhoqën vëmendjen e publikut, duke ndihmuar fort që strehëza dhe macet që prisinin për birësim të bëheshin më të dukshme. Për kafshët në strehimore, një ekspozim i tillë mund të jetë vendimtar pasi rrit shanset e gjetjes së një familje.
Ky episod shërben si një kujtesë se ndikimi nuk vjen gjithmonë nga veprime të mëdha apo fushatat publike. Ndonjëherë, mjafton një gjest fare i thjeshtë, për ata që ende presin një mundësi.





