Java e Evropës u ndal dje në Vlorë, një nga destinacionet më të njohura për turizmin në Shqipëri. Gjatë një udhëtimi me anije për në ishullin e Sazanit, ambasadorët e “Team Europe”, autoritetet lokale dhe bizneset turistike diskutuan mbi sfidat me të cilat përballet turizmi në rajon dhe aftësitë e nevojshme për të rritur cilësinë e tij. “Ishte fantastike të dëgjonim ndikimin pozitiv të investimeve të BE-së në rajon, si Lungomare apo Bypass-i i Vlorës, dhe të shihje të rinjtë e Shkollës Tregtare optimistë për të nxitur aftësitë e tyre”, u shpreh ambasadorja e BE-së, Christiane Hohmann. Ajo siguroi se, “BE do të vazhdojë të mbështesë Vlorën dhe rajone të tjera në vend, por Shqipëria duhet të vazhdojë të përmirësojë ofertën turistike dhe të ndërtojë një sektor turizmi që forcon zhvillimin ekonomik, duke mbrojtur në të njëjtën kohë dhe duke i dhënë vlerë bukurive natyrore dhe pasurive kulturore të vendit”. Pas diskutimeve, pjesëmarrësit eksploruan ishullin e Sazanit dhe shijuan ushqimet e shijshme të përgatitura nga shefi i ri i kuzhinës, Farjol Lila, i cili po krijon shije të reja duke përzier recetat tradicionale me ato moderne. atsh
Recent Comments
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on