Ekspozita laboratorike “Ujërat e Turbullta” e konceptuar nga artisti Driant Zeneli në bashkëpunim me mjeshtrin e papier-mâché Deni Bianco, është një projekt kushtuar shkencëtares së parë shqiptare Sabiha Kasimati. Projekti është “një udhëtim” i cili, nëpërmjet artit, kujtesës, ekologjisë dhe teknologjisë, vendos në fokus rëndësinë e figurës së studiueses Sabiha Kasimati, e cila ka zgjedhur të sfidojë politikën, stereotipat sociale dhe madje edhe vetë vdekjen, në emër të shkencës dhe lirisë. Titulli i projektit niset nga diploma e saj “Peshqit e Shqipërisë”. Artisti Driant Zeneli e sjell këtë ekspozitë në formën e një laboratori, në hapësirën e re të artit në Tiranë, Qendrën Agimi. Projekti që do të mund të shihet ne Qendrën Agimi nis nga historia e biologes me anë të një paralelizmi me figurën e prometeut. Duke përdorur teknikat e argjilës, paper-machine dhe robotikës, merr formë historia e biologes Sabiha Kasimati: një grua që shndërrohet në peshk. Mike e peshqve dhe e përparimit, si një Promete bashkëkohor, ajo vjedh dritën elektrike nga Diga për t’ia ofruar peshqve që jetojnë nën ujërat e turbullta. Për shkak të veprimit të saj ajo vuan dënimin nga Diga, e cila e lidh me zinxhirë tek një shkëmb në skaj të botës dhe më pas e bën të fundoset nën tokë. Vrasja e Sabiha Kasimat, biologes së parë shqiptare, ishte një nga tragjeditë e shumta të shkaktuara nga sistemi diktatorial shqiptar i drejtuar nga Enver Hoxha. Pak para eliminimit së saj u botua monografia shkencore “Peshqit e Shqipërisë”, e para e këtij lloji në Shqipëri. Botimi i saj zhduket menjëherë dhe kjo mund të konsiderohet një vdekje e dytë për biologen. Vetëm mbas rënies së komunizmit diploma origjinale u arrit të gjendej në Fakultetin e Shkencave të Biologjisë në Torino, ku ajo studioi nga viti 1936-40. Pas rënies së regjimit në vitin 1991, Kasimati u nderua me “Urdhrin e Nderit të Kombit” në viti 2008, ndërsa Muzeu i Shkencave të Natyrës, të cilin ajo e mbështeti fuqishëm, mori emrin e saj, për vlerësimin dhe nderimin për kontributin e saj shkencor. atsh
Recent Comments
Zj. Xhaçka tha se Shqipëria eshtë e vendosur për pavarësinë dhe tërësinë territoriale të Ukrainës
on
Qarku DIBER
on
Bashkia KLOS
on
Bashkia MAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku KUKES
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on