Muzeu i Artit Mesjetar në Korçë solli në vëmendje një nga veprat më interesante që ruhen në fondin e tij. Është “Himni Akathist”, një përshkrim me detaje i jetës së Shën Marisë, i ndarë në skena. Kjo është një ikonë e rrallë e pikturuar nga mjeshtri i ikonografisë Konstandin Shpataraku gjatë shek. të XVIII. Në këtë ikonë mjeshtri shfaqet si një miniaturist i madh, me një talent të jashtëzakonshëm. Në qendër lart paraqitet një skenë e kurorëzimit të Virgjëreshës e cila pasohet nga 24 skena nga jeta e Shën Marisë të pikturuara në kuadrate të rregullta, ku mbizotëron një ngjyrë blu e thellë e cila bën të kontrastojnë bukur tonet e arta dhe të ngrohtat. Ngjarja fillon me skenën e lajmërimit, “Ungjëllizimi” dhe përfundon me ngjitjen e Shën Mërisë në qiell. Figurat janë vizatuar me saktësi dhe elegancë. Çdo detaj është pikturuar me kujdes të jashtëzakonshëm. Ikona ka qenë pjesë e dekorit të kishës së Shën Mërisë nga Manastiri i Ardenicës dhe sot përbën një aset shumë të çmuar në ekspozitën e MKAM. ATSH
Recent Comments
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on