Sunday, March 16, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTSPORTHidhet shorti i edicionit të pestë i FSHF “Sunday League”,

Hidhet shorti i edicionit të pestë i FSHF “Sunday League”,

Gjithçka gati për nisjen e edicionit të pestë të kampionatit të futbollit amator “Sunday League Albania”, një kompeticion që luhet në formatin 9×9 dhe që ka një popullaritet në rritje ta vazhdueshme, duke tërhequr interesin e të apasionuarve pas futbollit. Shorti i kampionatit është hedhur në ambientet e stadiumit “Air Albania” drejtuesi i Departamentit të Futbollit Amator, Jurgen Demneri dhe specialistët e këtij departamenti, ndërkohë që të pranishëm ishin përfaqësues të shumtë të ekipeve pjesëmarrëse në këtë kampionat. Në edicionin e pestë të kampionatit 9×9 në Tiranë do të marrin pjesë 34 skuadra, të ndara në dy grupe, A dhe B, ku secili grup do të ketë në përbërjen e tij nga 17 ekipe. Formula e kampionatit to të jetë e njëjtë me sezonin e kaluar, ku pas ndeshjeve të grupeve do të vijohet edhe me fazën play-off. Në grupin A do të bëjnë pjesë këto ekipe: Vila L, Ats, Immi, Md, Hidro Alfa, Panthers Shkodër, Barrikada, Primo, Elso, FB Passion, Raiffeisen Bank, Ferraj, Illyrian Eagles, Luminesen, Legjenda, Dymbëdhjeta dhe Vatër. Ndërsa në grupin B do të bëjnë pjesë këto ekipe: Kastriotët, Dajti, Friends Team, Roamel, Alar, Antigonean, Futura Dent, Ccbs, Albamer, Confucius, Gaia Triumph, Juar Plast, Jata Market, Big Bite, FC Musa, North Gate dhe FC Parku. Ndeshjet e javës së parë do të luhen më datën 25 shtator, ndërkohë që sezoni do të mbyllet në maj të vitit të ardhshëm. Edhe ky edicion pritet të dhurojë sfida dhe emocione të mëdha, nga ato që vetëm futbolli di t’i ofrojë, ndërkohë që edhe niveli i skuadrave dhe kampionatit ka ardhur duke u rritur në çdo aspekt, si përsa i përket organizimit, ashtu edhe cilësisë në fushë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ