Thursday, March 27, 2025
HomeSOCIALEKOSOVABorrell: Kosova dhe Serbia të nisin zbatimin e marrëveshjes bazuar në propozimin...

Borrell: Kosova dhe Serbia të nisin zbatimin e marrëveshjes bazuar në propozimin tonë

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se blloku evropian kërkon që Kosova dhe Serbia të nisin pa vonesa zbatimin e marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve, sipas REL. “Ajo se çfarë duam ne, çfarë kërkojmë është nisja e zbatimit bazuar në propozimin tonë, pa vonesa të mëtejme, dhe kjo përfshin edhe obligimin për të dyja palët që të zbatojnë plotësisht marrëveshjet e arritura më herët në dialog”, tha Borrell. Ai këto komente i bëri gjatë një konference për media pas takimit joformal në Nju Jork me ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian. Në këtë takim ai ka informuar ministrat për rundin e fundit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, që përfundojë pa ndonjë rezultat. “Ata shprehën shqetësim me mungesën e zbatimit të zotimeve nga palët sa i përket Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit. Normalizimi është proces, është rrugë dhe është zbatim”, theksoi Borrell. Për Marrëveshjen Bazë dhe Aneksin për zbatimin e saj, Kosova dhe Serbia janë pajtuar më herët gjatë këtij viti. Por, blloku evropian ka thënë se marrëveshja nuk ka nisur të zbatohet. Borrell tha se kjo marrëveshje është e detyrueshme për palët. Marrëveshja, prej 11 nenesh, nuk përfshin njohjen reciproke për të cilën insiston Kosova, por kërkon nga Kosova dhe Serbia që t’i pranojnë dokumentet dhe simbolet e njëra-tjetrës, përfshirë: pasaportat, diplomat dhe targat. Po ashtu palët zotohen se do të zbatojnë marrëveshjet e arritura më herët në procesin e dialogut.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ