Këtë verë, doktor Giulio Rolando, një financier torinez u tha lamtumirë pushimeve të gjata që bënte prej shumë vitesh në rivierat e Paraggit dhe Portofinos në provincën e Ligurias, shkruan corriere.com. Shumë të shtrenjta sipas tij … e jo se Rolando është pa burime financiare. Ai u rrit në borgjezinë e pasur dhe të arsimuar të Torinos, u diplomua për Ekonomi dhe kishte përvojë pune edhe jashtë Italisë. Që i vogël ai kishte shkuar dhe frekuentuar plazhet e Paraggi, afër Portofino që njihen si plazhet më të frekuentuara nga njerëz të pasur e të famshëm. Tani globalizimi dhe transformimet që po ndodhin në Itali e kanë shkëputur atë nga frekuentimi i përvitshëm. Nga njëra anë, Rolando sheh disa nga miqtë e tij duke ”luftuar” ekonomikisht më shumë se më parë, në mes të një recesioni industrial tashmë strukturor që po zvarritet në Itali. Duke u interesuar pë detajet e shpenzimeve Rolando kostatoi se duhet të paguante 300 euro për një çadër ndërkohë që personi që menazhonte plazhin i paguante shtetit italian 5 800 euro taksë në vit për të gjithë plazhin. Nga ana tjetër, duke bë llogaritë e tij familiare një javë në Paraggi me gruan dhe dy fëmijët me rritjen e çmimeve do të kushtonte të paktën katër mijë euro, e kjo e bën atë t’i rimendojë mirë pushimet një-javorshe. Turizmi kë vit sipas ekspertëve përbën ”kërcim xhiroje” prej 20% krahasuar me vitin 2023
Recent Comments
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on