Drejtoria Vendore e Policisë Bulqizë ka reaguar për helmimin e 30 personave ku thekson se as dje dhe as sot në Komisariat nuk ka ardhur asnjë njoftim, nga banorët apo personeli i qendrës shëndetësore. “Në qendrën shëndetësore Gjoricë, gjatë ditës së djeshme dhe ditës së sotme, janë paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore rreth 30 banorë të zonës, të cilët kanë shfaqur simptoma helmimi. Pasi janë trajtuar me ndihmën e parë mjekësore, banorët janë larguar në banesat e tyre”, sqaron DVP Bulqizë Policia informon se, në lidhje me këtë ngjarje, është ngritur menjëherë Grupi hetimor dhe në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të AKU-së,e nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon intensivisht punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje. atsh
Helmimi : Po vijon intensivisht puna nga grupi hetimor
RELATED ARTICLES