Kadastra bëri të ditur se puna në terren përfshin matjen e parcelave dhe verifikimin e dokumentacionit të paraqitur nga aplikuesit.
Banorëve të përfshirë në proces u është bërë thirrje të jenë të pranishëm dhe të bashkëpunojnë gjatë verifikimeve në terren, ndërsa listat me emrat e personave që janë pjesë e procesit janë afishuar pranë njësisë administrative Orikum.
Procesi synon përfundimin e procedurave të nevojshme për formalizimin e pronësisë mbi tokën bujqësore.





