Friday, November 22, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTHebaj shpëton Teutën 

Hebaj shpëton Teutën 

Rubin Hebaj është shpëtimtari i Teutës, ndërsa skuadra durrsake ka marrë pikën e parë të sezonit, teksa ka barazuar 1-1 me Bylisin në “Niko Dovana” të Durrësit. “Djemtë e detit” vinin nga humbja me Laçin, 3-1, e si e tillë nuk ishte asgjë e lehtë për ta për të sfiduar Bylisin, edhe pse kjo e fundit ishte në transfertë e vinte në elitën e futbollit shqiptar nga një kategori më e ulët. Madje skuadra e Arian Bellait ishte dhe me moral më të lartë, pasi kishte fituar një javë më parë ndaj Kastriotit, 2-0. Bylis dikton në lojë, aq sa në të 35’ e detyron gjyqtarin Indrid Myrtja të jap penallti, kjo pas pengimit të Souzas në zonën e rreptësisë durrsake nga Karabeci. Gjyqtari shkodran Myrtja bën shenjë nga pika e bardhë pa hezituar, pavarësish protestave të durrsakëve. Nis një komunikim i gjatë me VAR për të përcaktuar nëse kishte kontakt apo jo dhe më pas niset të shohë vetë pamjet. E në përfundim anullohet penalltia për ballshiotët, ndërsa Souza është ndëshkuar me karton të verdhë për protesta. Por gjithsesi Bylis nuk e humb toruan, ndërsa në të 41’ ka gjetur golin e avantazhit me anë të Antonit, që ka përfituar nga një harkim nga e majta. E dyta nis me një marsh më shumë për vendësit të cilët janë në përpjekje të vazhdueshme për golin e barazimit. E gjejnë atë në të 77’, ndërsa Hebaj ka shtyrë topin në rrjetë pas grushtimit të Haremit në një goditje këndi. Durrsakët përpiqen për golin e fitores, por në fund 1-1 dhe një pikë për secilën skuadër, që në fakt kënaq Bylisin. 4 pikë në dy ndeshje për ballshiotët, kurse për Teutën, vetëm një pikë, do të duhet të jetë sinjal alarmi.https://sport.rtsh.al/artikull/hebaj-shpeton-teuten-nga-turperimi

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments